×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumturia në pandemi, kosovarët sivjet thyen rekordin me fëmijë

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    Përhapja e pandemisë Covid-19 ka ndryshuar jetën e qytetarëve.

    Për gati dy vjet nga shpërthimi i këtij virusi, qytetarët përjetuan lloj-lloj traume  psikologjike, e që u ngritë si shqetësim edhe nga profesionistët e fushës.

    Përveç efekteve negative që ndikuan tek njerëzit, Kosova ia pa hairin kësaj pandemie në një aspekt tjetër.

    Nataliteti “lulëzoi” si kurrë më parë.

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

     

    Viti 2021, më i frytshmi / Për 9 muaj lindën 33217 foshnje në Kosovë

    Në nëntë mujorin e këtij viti kur vendi vazhdon të përballet me situatë jo të mirë me Covid-19, kanë lindur 33 mijë e 217 foshnje, numër rekord në vitet e fundit.

    Vetëm në muajin korrik në vendin tonë kanë lindur 5 mijë e 330 foshnje, pasuar me muajin gusht që është muaji rekord me 5 mijë e 360 fonshje të lindura.

    Në këta dy muaj, lindën 1 mijë e 329 meshkuj më shumë se femra.

    Se ky vit ka thyer rekordin e lindjeve në Kosovë, e thonë edhe statistikat e Agjencisë për Regjistrim Civil të Kosovës.

    Në vitin 2018 kanë lindur 22 mijë 622 fëmijë, në vitin pasues, pra më 2019 erdhën në jetë më pak se 580 se ai i vitit paraprak, e në vitin 2020, në kohën kur ishte vendi në mbyllje, lindën 18 mijë 186 foshnje.

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

     

    Rreth 4 mijë foshnje lindën për 9 muaj vetëm në QKUK

    Vetëm në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shifrat tregojnë se që nga fillimi i vitit e deri më tani janë kryer gjithsej 7 mijë e 356 lindje.

    “Në 9 mujorin e parë të vitit 2021 në QKUK kanë lindur 3 mijë 972 meshkuj dhe 3 mijë 483 femra”. Kështu deklaroi për Front Online, Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.

     

    Sociologia Ademi: Rritja e natalitetit në dy vjetët e fundit, shkak i pandemisë

    Rritja e numrit të lindjeve në Kosovë në dy vjetët e fundit, sipas sociologes, Makfire Ademi, besohet të ketë ndodhur nga mbyllja që shkaktoi pandemia Covid-19.

    Ajo për Front Online thotë se kjo ndodhi për shkak të kontaktit të shpeshtë mes partnerëve gjatë kësaj periudhe.

    “Faktorët kryesorë në rritjen e natalitetit mbeten kryesisht të njëjtë, pra planifikimi i familjes por në vitin e fundit për shkak të pandemisë ishte edhe mbyllja e çifteve, kushtimi i kohës më të madhe ndaj njëri tjetrit, marrëdhëniet seksuale më të shpeshta pa kujdes dhe një faktor kyç është lirimi i stresit përmes marrëdhënies seksuale”, tha sociologia Ademi për Front Online.

     

    Sociologu Ferdi Kamberi: Karantina ndikoi në rritjen e natalitetit

    Të njëjtën e thotë edhe sociologu, Ferdi Kamberi.

    Kamberi për Front Online thotë se vitet e fundit i gjithë rajoni kanë pasur një rënie të natalitetit, por bazuar në të dhënat e fundit vërehet se në Kosovë ka rritje të madhe të lindjeve.

    Ai thotë se në rritjen e natalitetit ka pasur ndikim mbyllja karantinimi gjatë pandemisë Covid-19.

    “Deri më tani Kosova sikurse vende tjera të rajonit dhe të Evropës kanë pasur një rënie të natalitetit. Mirëpo, së fundi të dhënat flasin për një rritje të numrit të lindjeve në Kosovë në raport me vitet e kaluara. Këtu ka ndikuar edhe çështja e pandemisë globale dhe karantinimi. Konsiderojë se çiftet kanë pasur edhe kohë që të planifikojnë shtatzëni më të planifikuar”, tha ai për Front Online.

    Sociologët konsiderojnë se përveç efekteve negative që po lë pas pandemia Covid19, pjesa pozitive është rritja shumë e madhe e natalitetet që nuk mbahet mend në vitet e fundit. /Front Online/

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Sot rreth orës 18:00 kemi në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Rastin për Front Online e...
    Lajme26 Tetor 2024
    Ushtarët e Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë përfunduar sot një trajnim të përbashkët evakuimi...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Departamenti për Siguri në Qendrën...
    Të tjera
    Vip26 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri është gati për ditën e saj më të veçantë, teksa sot do të kurorëzohet në martesë me Kreshnik Gjergjin....
    Lajme26 Tetor 2024
    Ushtarët e KFOR-it të shtunën kanë kryer një ushtrim për të parandaluar aktivitetin e mundshëm të paligjshëm pranë Vijën Kufitare Administrative. KFOR...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se Qeveria e Kosovës e ka zhytur Kosovën në një rrugë pa...
    Lajme26 Tetor 2024
    Rritja ekonomike e paraparë prej katër për qind është e pamjaftueshme, prandaj duhet të jetë dyshifrore për t’i përballuar sfidat me të...
    Sport26 Tetor 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shkëlqyer sot (e shtunë) me ekipin e tij Elversberg në Bundesliga 2, duke shënuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.