Ish ministri i Infrastrukturës nga rradhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas lajmit se djali i Haxhi Shalës do dërgohet konsull në Pragë.
Abdixhiku shkruan: Konsul lind, s’bëhesh!
Ai thotë se kjo është shënim për të shkolluarit që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit.
Abdixhiku aludon se kjo edhe është arsyeja se pse Serbia ka sukses diplomatik ndaj Kosovës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Konsul lind, s’bëhesh!
Shënim për gjithë të shkolluarit e shkretë, vajzat e djemtë më t’zot të shtetit, që ëndërrojnë t’i shërbejnë vendit me nder.
Dhe habitemi pse vite më pas diplomacia serbe rrotullon historinë e fundit me ne.