Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Në takim ka marrë pjesë edhe nënkryetari Gazmend Muhaxheri.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, nga LDK-ja kanë njoftuar se në këtë takim Abdixhiku dhe Orlando kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
“Kryetari Abdixhiku e falënderoi Ambasadorin Italian për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe qëndrimet e LDK-së karshi proceseve aktuale në të cilat po kalon Kosova”, thuhet në njoftim.