Kryetrari i sapo zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku është duke e shqyrtuar dorëheqjen nga pozita e deputetit të Kuvendit.
Sipas burimeve të Front Online, Abdixhiku po e mendon dorëheqjen për shkak të përkushtimit në teren për të punuar me struktura të LDK-së.
Abdixhiku ka qenë ndër të parët kandidatë në listës e kësaj partie me më së shumti vota.
Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit, gjë që çoi në dorëheqjen e kryetarit të deritanishëm Isa Mustafa që drejtoi partinë për 11 vjet me radhë.
Abdixhiku siguroi fitoren në raundin e parë duke marrë votën e 191 delegatëve, kurse Lutfi Haziri mori votën e 116 delegatëve e Besian Mustafa arriti të marrë vetëm 16 vota./Front Online/