Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka marrë mbështetje të madhe nga simpatizantët e LDK-së në tubimet e këtij subjekti politik në Anamoravë.
Në fotot që zotëri Abdixhiku ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook, shihet se qindra simpatizantë të LDK-së kanë shprehur dëshirë të bëjnë fotografi me të, i cili qartazi mbetet një ndër figurat më të dashura për ta.
Nga Vitia në Gjilan, dhe nga Kamenica në Artanë, prezenca e Lumir Abdixhikut, siç e dëshmojnë këto fotografi, ka elektrizuar tubimet e LDK-së në Anamoravë dhe ka entuziazmuar elektoratin e LDK-së të kësaj ane tani në prag të zgjedhjeve.
https://www.facebook.com/1674728482822085/posts/2493570407604551/?d=n