Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK’së në zgjedhjet e brendshme të 14 marsit që do të mbahen nga ky subjekt politik.
Abdixhiku një gjë të tillë e ka konfirmuar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka thënë se garimin ia kanë kërkuar figura të rëndësishme të LDK’së.
“Thirrjet më vijnë nga delegatë, veprimtarë e votues nga të gjitha qytetet e Kosovës; nga të gjitha gjeneratat e kontribuesve; nga të gjitha rajonet. Më 14 mars, do ta pranoj këtë kërkesë e këtë propozim si privilegj dhe si përgjegjësi. Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi ish-ministri i Infrastrukturës në ‘Facebook’.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158124800412759