Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha, raporton Front Online.
Ky aksion është zhvilluar edhe në disa komuna tjera të Kosovës.
Lidhur me këtë aksion prokurori i shtetit ka mbajtur konferencë për media.
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se nga muaji janar kanë filluar grumbullimi i informacioneve dhe provave që kanë rezultuar se duhet të zbatohen masa të fshehta të vëzhgimit dhe pas këtyre masave ka ardhë edhe urdhri për bastisjen në disa lokale për të gjetur paratë e fituara.
Sipas tij, gjatë këtyre veprimeve janë sekuestruar shumë e madhe e të hollave, llaptop, telefona, vetura që do të shërbejnë në hetimin e mëtutjeshëm.
“ Janë arrestuar 12 persona, 10 janë persona zyrtarë dhe dy qytetarë të tjerë që u kanë ndihmuar . Dyshohen për keqpërdorime të subvencioneve ,, marrje dhe dhënie të ryshfetit” , ka thënë ai./Front Online/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/153312576628500