×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumezi jep detaje se si përmes përgjimeve arrestuan tetë policë

    FrontOnline
    05 Mars 2021

    Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka dhënë detaje rreth aksionit policor, ku nën pranga përfunduan tetë zyrtarë policorë.

    Lumëzi tregoi se bëhet fjalë për gjashtë meshkuj dhe dy femra. Pjesë e të arrestuarve ishte edhe një zyrtar policor i komunitetit serb.

    Më tutje kryeprokurori i shtetit, bëri të ditur, që lidhur me këtë aksion policia është duke hetuar më shumë se një vit.

    “Ky rast është duke u hetuar gati që një vit. Ka kaluar një vit në bashkëpunim me IPK dhe PK, i kemi zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe të vëzhgimit dhe në bazë të informacioneve që i kemi marr nga përgjimet kemi ardhur në përfundim që duhet të fillojnë hetimet edhe për disa persona që të vërtetohet përgjegjësia e tyre penale për veprime të cilat i kanë ndërmarrë në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë ai.

    Lumezi dha detaje edhe për akuzat që rëndojnë mbi zyrtarët policorë të arrestuar.

    “Këta 8 persona janë të dyshuar për disa vepra penale: ‘Keqpërdorimin dhe autorizimin’, që është e dënueshme nga 1-8 vite burg, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’, ‘Ushtrimin e ndikimit’, ‘Lëndim i lehtë trupor, ‘Shitblerjen posedimin e substancave narkotike’”, ka thënë më tutje Lumezi.

    Ai njoftoi se Policia e Kosovës sot ka bastisur edhe pronat e disa prej këtyre zyrtarëve.

    “Sot me urdhër të prokurorit janë bastisur disa shtëpi të personave zyrtarë. Gjatë këtyre bastisjeve janë konfiskuar nëntë telefona mobil, një veturë dhe disa dokumente dhe raporte zyrtare që do të na shërbejnë në procedurën e mëvonshme penale”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale. Nga...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani në një intervistë në RTK ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit. Ai ka cituar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të enjten gjeneralin Wesley Clark, i cili më parë ka qenë ish-komandant suprem...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.