×
  • Lajme
  • Lajme

    Lulzim Peci: E turpshme që Policia arrestoi politikanin serb vetëm pse fikshëlleu

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se arrestimi i sotëm i aktivistit serb Aleksander Arsnijevic për shkak të fishkëllimës është një akt i turpshëm i Policisë së Kosovës.

    Peci ka thënë se me këtë veprim, Policia e Kosovës e ka zhbërë rrëfimin për rend dhe ligj në atë pjesë, gjë për të cilën Peci thotë se propagandon Qeveria e Kosovës.

    “Pastaj, ejani dhe bindeni dikë që institucionet e tona i respektojnë të drejtat e njeriut dhe që i respektojnë te drejtat e komuniteteve jo-shumicë”, ka shkruar ai.

    Ai në reagim ka thënë se me këtë qasje të institucioneve të Kosovës ndaj serbëve lokalë, do të kërkohet Asociacioni por s’do të mund të gjendet.

    Reagimi i plotë:

    Me arrestimin e politikanit Arsenijevic per shkak te fishkellimes gjate vizites se Kryeministrit Kurti ne Mitrovice eshte nje akt i turpshem i Policise se Kosoves.

    Me kete akt jo vetem qe Policia e ka  privuar nga liria nje qytetar qe ka protestuar ne menyre joviolente, por me kete e ka be edhe zhberjen e narrativit te rendit e ligjit te cilen me aq ze te larte e propagon Qeveria e Kosoves.

    Pastaj, ejani dhe bindeni dike qe institucionet e tona i respektojne te drejtat e njeriut dhe qe i respektojne te drejtat e komuniteteve jo-shumice.

    Me kete qasje irracionale dhe anti- kushtetuese, keni me e kerkuar Asociacionin, por nuk keni me e gjete!

    Shoqerise civile dhe partive opozitare nuk ju bene nder heshtja kur shkelen te drejtat e njeriut, e aq me teper  kur kjo ju behet pjestareve te komuniteteve joshumice. Heshtja nuk eshte asgje me shume e as me pak se sa pranim i akteve te tilla, dhe bashkepjesemarrje ne rrenimin e liberal demokracise ne vendin tone!

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Altin Krasniqi, jurist i diplomuar dhe një personalitet i njohur në fushën juridike dhe shoqërore, ka njoftuar kandidaturën e tij për deputet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me veturë në një treg krishtlindjesh në Gjermani “Ngushëllimet e mia...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Leo gjatë orëve të vona të natës është sqaruar me Gjestin dhe Rovenën sa i përket nominimeve. Por Gjesti i tha se...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se gjendet në një vizitë pesë ditore në Jordani në cilësinë e eskpertit...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar për sulmin që u bë ndaj ambasadës së Shqipërisë në Kiev të Ukrainës. Zëdhënësi i...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm kanë filluar të lehtësohen, sipas përditësimit...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Ferizajt në dy raste të ndara, në Ferizaj dhe në Shtime policia ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Të premten në Prishtinë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Sigurinë Ushqimore, Veterinari dhe Fitosanitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrja e Bujqësisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.