Në fundshtatorin e këtij viti, Zyra e Presidencës së Kosovës, në krye të të cilës është Vjosa Osmani, bleu lule në vlerë 3 mijë e 680 euro.
Furnizimin me to e ka bërë lulishtja “Labi”, e cila ofertoi më së liri dhe e fitoi tenderin që u hap për kryerjen e këtij shërbimi, shkruan “Front Online”.
Fillimisht për këtë kontratë 12 muajshe ishte parashikuar shpenzimi i 5 mijë eurove.
Nuk dihet nëse lulet e blera do të përdoren nëpër homazhe, dekorim zyrash apo për dhurata që Vjosa Osmani mund t’ia bëjë dikujt.
E as nëse presidentja Osmani i ka fort në qejf ato, por lule ajo kishte pranuar edhe pak ditë pasi mori këtë post kur shkoi për homazhe të varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Ato ia kishte sjellë një zonjë e cila kishte ardhur nga Norvegjia.
Në një bisedë me të qeshura, Osmani i la porosi Prindonit, bashkëshortit të saj që t`i vadis të njëjtat, shkruan “Front Online”.
“I ujit ti Prindon”, i ishte drejtuar presidentja Osmani – atij.
E emërtimin për këtë bimë zbukuruese Osmani e kishte përdorur edhe në postimet e saj të mëhershme në rrjetet sociale, shkruan “Front Online”.
Si në këtë cicërim në Twitter, më 29 nëntor të 2013-s.