×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Luleshtrydhet e Deformuara – A Janë të Ngrënshme?

    FrontOnline
    29 Prill 2024

    Shpesh konsumatorët enden nëpër tregjet e frutave dhe perimeve për të blerë luleshtrydhe. Por prisni, ka diçka të çuditshme që ju tërheq syrin.

    Shikoni luleshtrydhet e rregullta por me çmime të afishuara jo aq të lira dhe pranë tyre shihni luleshtrydhe të çuditshme që shiten me gjysmë apo edhe çerek çmimi.

    A janë luleshtrydhe të mira apo të dëmshme?

    Pse luleshtrydhet janë të deformuara dhe çfarë duhet të dini për këtë? Lexoni nga AgroWeb.org për të gjetur se çfarë shkakton luleshtrydhe të deformuara dhe nëse është e sigurt të mund t’i konsumoni këto luleshtrydhet në formë të pazakontë.Para së gjithash, nëse ndeshni luleshtrydhet me pamje të çuditshme dhe të deformuara, pamja e tyre nuk do të thotë se janë të pangrënshme.
    Aq e vërtetë është kjo sa mjaft konsumatorë i preferojnë pasi mendojnë se deformimi ka ardhur pasi tek luleshtrydhet nuk janë aplikuar kimikate dhe substanca të dëmshme që garantojnë bukurinë e pamjes së frutit në dëm të cilësisë të luleshtrydhes.Ekzistojnë disa arsye për deformimin e disa prodhimeve të luleshtrydheve në bazë të këshillave të ekspertëve agronomë.

    Pjalmim i dobët i luleve të luleshtrydheve. Arsyeja e parë është më e mundshmja nga të tëra dhe ka të bëjë me mungesën e pjalmimit të plotë të bimës. Kjo mund të dallohet kundrejt llojeve të tjera të deformimit nga frutat që kanë madhësi të ndryshueshme të farës.Farat e mëdha janë të pjalmuara ndërsa farërat e vogla nuk arrijnë ta kryejnë procesin. Kjo ndodh më shpesh në pranverë kur moti i ftohtë dhe mbulesat që aplikohen në formën e mbulimit të rreshtit nga ngricat nuk lejojnë aktivitetin e plotë dhe funksional të bletëve për pjalmimin e luleve.
    Dëmtimi nga ngricat. Krahas mungesës së pjalmimeve ka edhe një arsye tjetër madhore për luleshtrydhet e dëmtuara, që është si pasojë e ngricave të forta si të dimrit që lamë pas. Nëse luleshtrydhet nuk kanë pasur mbrojtjen e duhur nga ngricat, kjo direkt mund të shkaktojë deformime.Mangësi në vlerat e tokës ushqyese. Ashtu si të gjitha bimët, luleshtrydhet kanë nevojë për ushqyes. Boroni është një nga mineralet ushqyese në tokë, që i duhet patjetër luleshtrydheve për të prodhuar fruta të mira.
    Mungesa e boronit shkaktohet nga kullimi i tepërt i tokave. Kur minerali i boronit nuk është i pranishëm në sasitë e duhura, shenjat më të dukshmet janë frutat e deformuar, gjethet asimetrike dhe rrënjë ë dëmtuara.Dëmtimet insekteve. Së fundi, një tjetër arsye për deformimin e luleshtrydheve janë insektet që ushqehen me bimët. Në të vërtetë, kjo është me tepër një legjendë pasi insektet nuk deformojnë frutin, por arrijnë të nxijnë pjesën ku fruti bashkohet me kërcellin e bimës./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle07 Janar 2025
    Kina aktualisht po përballet me një shpërthim të metapneumovirusit njerëzor (HMPV) dhe videot në mediat sociale tregojnë spitale të mbingarkuara dhe sisteme...
    Lifestyle06 Janar 2025
    Kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekshmërisë në botë dhe është tronditëse që edhe sot shumë njerëz jetojnë pa...
    Lifestyle05 Janar 2025
    Ullinjtë janë një nga ushqimet më të shëndetshme. Ata janë të pasur me yndyrna të shëndetshme, me vitamina dhe minerale të domosdoshme...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë...
    Vip07 Janar 2025
    Moderatori i spektaklit të Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë një reagim për prime-n e mbrëmshëm, e që u komentua...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindje në gjuhën shqipe dhe atë serbe. Kurti në urim tha se kjo festë...
    Vip07 Janar 2025
    Leo në cilësinë e kapitenit të javës ka ndarë detyrat për banorët, ku Drilonin e vendosi tek tualetet për t’i pastruar. Duke...
    Sport07 Janar 2025
    Ndonëse i kënaqur me nivelin e organizimit të garave vendore në basketboll, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu thotë...
    Sport07 Janar 2025
    Rinor Jahmurataj mund të bëhet shumë shpejt me ekip të ri. Futbollisti kualitativ në ditët në vazhdim pritet ta mbyll eksperiencën e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.