Mikrobiologu, Lul Raka, është shëruar nga koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur vet Raka në një intervistë në RTK.
Ai është rikthyer sërish në ekran për të folur për situatën epidemiologjike në vend.
Raka tha se shifrat e të prekurve me koronavirus janë rritur për shkak të “motit të keq dhe hyrjes brenda, kthimi në shkolla dhe gripit sezonal”.
Sipas tij, zvogëlimi i kontaktit mes njerëzve zvogëlon shifrat me koronavirusin.
Tutje ai shtoi se numri më i madh i testimeve e rritë edhe numrin e rasteve me COVID-19./FrontOnline/