Videoja e djalit të një biznesmeni rumun, i cili lan gomat e makinës së tij Lamborxhini me shampanjë po bën xhiro në rrjet.
Makina në fjalë, që kushton mbi 200.000 paund, është larë me shampanjat më të shtrenjta, ‘Moet and chandon’ dhe ‘Cristal’.
25-vjeçari, djali i biznesmenit rumun, në videon e ilustruar në llogarinë e tij të “Tik Tok” ka thënë se donte të eksperimentonte se cila shampanjë ishte më e mirë për të pastruar gomat e makinës.