“Nuk i jemi premtuar që në lindje njëri-tjetrit”, Luizi mbron Kiarën nga komentet negative për të shkuarën e saj.
Luizi dhe Kiara kanë diskutuar me banorët pas komentve negative që moderatorja ka marrë.
Kiara shpesh ngacmohet për të shkuarën e saj nga banorët.
Luizi ua ka bërë të qartë të gjithë ndjekësve se nuk merret me të shkuarën e Kiarës pasi dhe vetë nuk është i kulluar.
“Ja kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 Dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara…ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka. Nuk e kam ndërmend as t’ja numëroj as ti them qysh, kur, si, tek.
Do me fol vetë se ka ndonjë traumë, ndonjë siklet, ndonjë ankth? Ma thuaj se ndoshta lirohesh, është pjesë e saj. Ama çfarë ka pasur ka pasur. Unë nuk jam i kulluar, për t’i kërkuar llogari asaj unë duhet të jem i kulluar për vete. Mua ajo nuk më ka njohur atëherë, ne nuk i jemi premtuar në lindje njëri-tjetrit. Jemi njohur me 24 Dhjetor, është mëse normale që mua kur i dëgjoj ato gjëra qejfi nuk më bëhet, mërzitem por jo me të, por me situatën që krijohet”, ka thënë Luizi.