Këngëtari Luiz Ejlli po konsiderohet fenomen në lojën e Big Brother VIP Albania duke u bërë një prej personazheve më të komentuara të këtij ‘reality-show’.
Ndonëse është një ndër pretendentët më të përfolur si fituese i këtij edicionit të BBVA, ai tha se në rast që nuk ndodhë një gjë e tillë, do të synoj që të shkoj në Itali te “Grande Fratello”.
Luizi tutje u shpreh se ai e njeh mirë gjuhën italiane dhe është i bindur se edhe atje do t’i ecte mirë një rrugëtim i tillë.
“E gjeta synimin e radhës. Do shkoj të fitoj Grande Fratello se s’bën. Nëse nuk e fitoj këtu, do e fitoj atje. Kurdo që të fillojë do e filloj atje. E flas shumë mirë, si shqipen. Është gjë e mirë se edhe batutat më vijnë italisht, për zotin eci në Itali. Shqiptarë ka sa të duash”, u shpreh shkodrani.
Theksojmë që “Grande Fratello” është formati i ngjashëm me atë të Big Brother VIP Albania.
Ndryshe, sonte mbahet spektakli i radhës i BBVA dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim për finale e madhe pas rastit të vrasjes se rojës së ndërtesës së Top Channel, televizioni ku ky format transmetohet.
Të shtunën e kaluar banorët u njoftuan se finalja mund të shtyhet deri më 6 maj, përgjigjen e tyre ata do të duhet ta thonë pikërisht sonte. /Telegrafi/