Luizi u mërzit së fundmi me Kiarën pasi kjo e fundit u tregua “e pandjeshme” ndaj tij që ishte sëmurë.
Ajo nuk u afrua as për ta pyetur “si je”, madje këngëtarit i tërhoqi vëmendje që moderatorja vazhdonte të “zgërdhihej”.
Fansat e Luizit janë indinjuar shumë nga sjellja e ftohtë e Kiarës, pasi kjo e fundit nuk po tregon kujdes për Luizin, i cili ka dhimbje të forta koke dhe nuk ndihet mirë.
“Luizi sëmurë Kiara qesh. Më shumë po kujdeset Olta për Luizin se sa Kiara. Turp!”, këto janë disa nga komentet e ndjekësve të BBV në rrjetet sociale në lidhje me situatën në shtëpi.
Kjo sjellje e Kiarës i bëri përshtypje dhe Oltës e cila i tha: Të qeshësh me lot është e tepërt. Tani ti po qesh me dhimbjen e Luizit apo ça ke? Trego içik kujdes, 7 herë ta bëra me shenjë që është keq, një herë nuk ke ardhur ta pyesësh si je.
Më tej Olta përqafoi Luizin dhe i tha: Hajde të të puth içik te faqja. Aktorja e puthi dhe i tha Kiarës se kështu duhej ta përkëdhelte ajo.