Ndërkohë që janë duke bërë lojën me litar dhe janë ndarë në grupe, nuk kanë munguar debatet dhe thumbimet mes konkurrentëve të edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’.
Natyrisht që në debate rëndom janë të përfshirë dy nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Vëllai i Madh ua ka komunikuar banorëve se nëse dikush prej tyre e heq litarin qëllimisht, jo vetëm se do të skualifikohet nga loja, por do kalojë menjëherë në nominim.
Me këtë rast, Luizi e ka pyetur Oltën: Pse ke frikë të dalim në nominim ne të katërtit (Luizi, Olta, Maestro dhe Kristi).
Aktorja i është përgjigjur se është e gatshme kur të dojë këngëtari, porse nuk do ta prishë lojën duke hequr rripin. Teksa, ai ia ka kthyer se ndryshe nuk mund të ndodhë, pos heqja e qëllimtë e litarit.