Luizi si ‘Nostradamus’, parashikon datën e përfundimit të BBVA.
Luiz Ejlli ka një mendim për çdo gjë. Që nga ajo që fshihet në zarfin e zi, kush do dalë në nominim, mënyra se si do zhvillohen, e së fundmi edhe kur do përfundojë edicioni i ‘Big Brother VIP Albania 2’. Këngëtari, siguroi një ditë më parë Kristin dhe Kiarën, se ky edicion do përfundojë me 20 Maj.
Ai tha se formati është minierë ari për sponsorat ndaj dhe do insistohet në zgjatjen e tij.
‘Ky format ka një minierë ari në thonjëza, për sponsora, bëhet minierë ari për të. Unë po të them, deri në Maji nuk dalim. Kaq. Nga data 20 Maj mbyllet’- parashikoi Luizi.
Ky është një aludim nga ana e tij, ndërkohë që ende nuk është komunikuar nëse do ketë zgjatje. Disa prej banorëve e kanë diskutuar mes tyre se nëse do shtohen më shumë se 100 ditë, do largohen.
Edhe vitin e kaluar, ‘Big Brother’ u shty me 1 muaj. Banorët ranë dakord, e si përfundim, edicioni, përfundoi me 19 Shkurt, me fitues balerinin Ilir Shaqiri.