Luizi më në fund ka vendosur që t’i lërë hapësirë Kiarës ashtu sikurse ajo ia kishte kërkuar.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e shtëpisë, Luizi është shprehur se nuk do të ndërhyjë më në bisedat e Kiarës me konkurentët e tjerë.
Duke përforcuar më tej atë që ai tha, Luizi theksoi se ajo është e zonja e vetes dhe nëse do të ketë nevojë për ndihmën e tij mjafton t’ja kërkojë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Të flasë vetë, të bëjë çfarë të dojë vetë. Ndihmë për mua s’ka.
Efi: Mir bën o burr se nga nnjë anë shumë je munduar.
Luizi: Boll. E zonja e vetes është, të bëjë çfarë të dojë. Mua këtu më ka. Kur të jetë në siklet vetëm të më bëjë një shikim. Për sa kohë nuk ka nevojë për mua t’i bëjë ballë vetë. S’ka pasur nevojë për mua ndonjëherë, edhe mos pastë o Zot. Unë nuk jam sekretari i Kiarës.