Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë pasur sërish ditën e sotme (e diel) një zënkë me njëri-tjetrin.
Ka qenë këngëtari shqiptar që e ka ofenduar atë, ndërkohë që më pas prezantuezja u acarua për shkak të sjelljeve të tij të vazhdueshme.
Ata më pas bënë një sqarim së bashku, teksa Ejlli i tha se gjithë këtë po e bën për Efin dhe se nuk kishte për qëllim ta lëndonte.
I njëjti më pas i kërkoi falje duke i thënë se askush në këtë botë nuk e do më shumë se ai.
Kiara Tito: Shihet si sillesh me mua, nuk dua të dëgjoj fare pa më kërkuar falje.
Luiz Ejlli: Do dëgjosh variantin tim. Jam duke e bërë për Efin.
Kiara Tito: Atë fjalë nuk dua asnjë lloj ofendimi.
Luiz Ejlli: A mendon se ta them. Jam zgjuar qysh në mëngjes. Jam duke u marrë me Efin. Të kërkoj falje.
Kiara Tito: Nuk e lejoj më, toka e qielli të bëhen bashkë jam serioze. Nga mëngjesi në darkë më thua të dua, pastaj thua atë fjalë.
Luiz Ejlli: Bëje ndarjen mes meje si banor dhe Luizit për ty.
Kiara Tito: Ti merresh me të gjithë është loja jote, por bëje diferencën. Nuk dua më të dëgjoj dhe nuk po të qesh se ti e merr si të kotë. Duhet të jesh shembull si e trajton një vajzë që ke në krahë.
Luiz Ejlli: Ia vë vetes shqelmin e jo ty.
Kiara Tito: Nuk të lejoj asnjë lloj ofendimi.
Luiz Ejlli: Të kërkoj falje pra që je ndjerë keq. Të kërkoj ndjesë dhe se kam menduar asnjëherë.
Kiara Tito: Impulsiviteti yt bën që të flasësh nganjëherë më shumë se që duhet. E kupton që kur bën kësi lloj skenash unë tërhiqem mbrapa.
Luiz Ejlli: Më jep një përqafim.
Kiara Tito: Në këtë pikë nuk ke përqafim.
Luiz Ejlli: Një milion herë ndjesë vetëm të lutem më beso që asnjë njeri në botë nuk të do më shumë se unë.
Kiara Tito: Koha do të të tregoj lëre të rrjedhi.
Luiz Ejlli: A më ke fal.
Kiara Tito: Do të të falë se më kërkove ndjesë.