Fenomeni i fundit në trojet shqiptare është padyshim Luiz Ejlli.
Se ai pëlqehet shumë edhe jashtë “BBVA”, tashmë ai e ka kuptuar.
Me lojën dhe strategjitë e tij, këngëtari ka krijuar një simpati te një pjesë e madhe të fansave të “BBVA”.
Ai shpesh ka folur edhe për politikë, e në veçanti ish kryeministrin, Sali Berisha.
Mbrëmjen e kaluar, ai ka krahasuar veten me kryeministrin, Edi Rama, teksa po bisedonte me Kiarën, të cilën e ka pyetur nëse është e pajtimimit të largohet nga loja.
E pyetur nga ajo arsyen, Luizi u shpreh se tashmë është bërë si Edi Rama, dhe ska kush që e mund në zgjedhje.