Luiz Ejlli duket se nuk po e përballon largimin e partneres së tij, Kiara Titos, nga Big Brother VIP Albania.
Meqenëse kanë qëndrur gjatë gjithë kohës bashkë, artisti shkodran së fundmi është shfaqur i shqetësuar për atë se si mund ta sheh moderatorja nga jashtë.
Banori i BBVA tha se nuk e di se çfarë është duke bërë Kiara jashtë, duke u shprehur i brengosur se mund të ngacmohet nga mediat.
“Ajo jo që nuk i bën ballë, e ngacmojnë portalet, jo kështu jo ashtu. Unë nuk e kam problem”, theksoi mes tjerash Ejlli.
Bukuroshja e njohur dhe Luizi po shijojnë prej më shumë se dy muajsh një romancë dashurie, të nisur brenda shtëpisë. /Telegrafi/