Luizi dhe Kiara janë përfshirë në një debat ditën e sotme, pas surprizës që këngëtari i bëri moderatores duke i dedikuar një këngë për Shën Valentin.
Sot Luizi i ka marrë Kiarës varësen të cilën ia dhuroi pak ditë më parë pasi kishte vite që nuk e hiqte nga qafa.
Kjo nuk i ka pëlqyer Kiarës e cila vazhdimisht e ka pyetur se pse ia kishte marrë varësen. Edhe pse Luizi i ka dhënë shumë justifikime, nuk arriti t’i tregonte të vërtetën se pse ia kishte marrë varësen.
Pjesë nga biseda
Luizi: Unë të dua me gjithë shpirt dhe jap jetën për ty
Kiara: Por varësen e more sepse…
Luizi: Ça është e imja është e jotja
Kiara: Pse iku varësja?
Luizi: Nuk iku është aty, unë të kam thënë që do të ta lë derisa të dalësh nga këtu, por tani po bëj sikur ti nuk je këtu.
Kiara: Pse ke nevojë të bësh skema?
Luizi: Po por kjo nuk është pjesë e skemës
Kiara: Ti nuk i mban ndonjëherë premtimet
Luizi: Ndonjëherë? Unë nuk e di pse më beson akoma
Kiara: Kjo e fundit nuk më pëlqeu si lëvizje, e kam seriozisht. Më ngeli shumë qejfi.