Zënkat e ndodhura gjatë ditës duket se Luizi dhe Kiara i kanë lënë pas pak para nisjes së spektaklit të sotëm.
Teksa bëheshin gati për spektaklin, Luizi i ka kërkuar Kiarës një puthje por ajo nuk ka pranuar.
Më pas ata nisën të shiheshin në sy për një kohë të gjatë dhe Luizi i tha se ajo kishte për të qeshur tërë jetën dhe për këtë ishte i bindur sepse e donte dhe nuk do ta linte kurrë.
“Mezi po pres dhe jam krenar që do jesh nëna e fëmijëve të mi. Nuk ka burrë nëne që ma heq këtë mendje. Edhe jam krenar që do jesh”, tha ai.
“Ku e ke parë këtë, mua më thyhen gotat”, është përgjigjur Kiara.