“Kam ndërmend t’ju nxjerr të gjithëve”, kjo është fraza e përsëritur shpesh nga Luiz Ejlli brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, për të gjithë banorët.
Ditën e sotme këngëtari ka shprehur dëshirën që të ketë një mision sekret për heqjen e imunitetit nga Shpati. Teksa ndodhej në oborr së bashku me Nitën, Oltën dhe Armaldon, tha se do të bënte çdo mision për t’i hequr imunitetin banorit më të ri të shtëpisë “Big Brother VIP”.
Nga ana tjetër Olta ka shtuar se edhe ajo ka dashur të hyjë në dhomën e rrëfimit për të kërkuar një gjë të tillë. Sipas saj, ajo nuk ka shkuar pasi dje kanë ndodhur dy largime të papritura nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ditën e djeshme dy banorë janë eliminuar nga formati pasi kanë ushtruar dhunë verbale ndaj banorëve të tjerë. Bëhet fjalë për Ermiona Lekbellon, e cila u skualifikua e para dhe aktoren Eva Alikaj. Ky i fundit është përjashtuar pasditen e djeshme pas një debati të ashpër që ka pasur me Luizin, të cilin e ka kërcënuar.