Luizi nuk kujdeset vetëm që Kiara të ndjehet mirë, apo të ketë kafen gati sapo të zgjohet në mëngjes, por ai mendon edhe për profesionin e partneres së tij.
Kiara ka vite pjesë e televizionit si moderatore e programeve të ndryshme, ndërsa së fundmi e kemi parë edhe në “Big Brother Vip” të drejtojë shfaqjet e dhëna nga produksioni. Duke e ditur sa e rëndësishme është puna për Kiarën, Luizi së fundmi ka shprehur se “është i gatshëm të punojë 5 vjet pa pagesë”, vetëm që Kiara të drejtojë një emision të vetin në “Top Channel.”
Nga ana tjetër, edhe Kiara ishte e pranishme dhe reagimi i saj ishte një buzëqeshje.