Luiz Ejlli përballë banorëve të “Big Brother Vip” shprehet pothuajse çdo ditë se “Big Brother-in” do ta fitojë ai dhe se të gjithë banorët e tjerë do t’i përcjellë për në shtëpi.
Por, në dy diskutime që ka bërë së fundmi, Luizi ka thënë të kundërtën: që është i bindur që nuk do ta fitojë “Big Brother-in”.
Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi ka thënë “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ya jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabim timin, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë”.
Luizi nuk e mbylli me kaq këtë diskutim, pasi duke folur me Kiarën në dhomën e gjumit, u shpreh sërish se nuk do të fitojë.
“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shlojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”, ka thënë Luizi.
“Po të dish ta menaxhosh edhe e fiton. Duhet të menaxhosh këtë pjesën e tepricës, të tregosh atë anën njerëzore. Nuk e di se sa do ia arrish”, i është përgjigjjur Kiara deklaratës së tij.