Një sfidë e fortë ka vënë përballë Kiara Titon dhe Olta Gixharin, të cilat kanë dalë në nominimin kokë më kokë në Big Brother VIP.
Nga ana tjetër Luiz Ejlli ka paralajmëruar se do të largohet nga shtëpia e BBV nëse eliminohet e dashura e tij. Por Kiara duket se të afërt ndjen edhe Kristin brenda lojës së BBV.
Gjatë festës mbrëmjen e kaluar, ajo i tha Kristit se nuk i rrihet me asnjë, por vetëm me të, ndërsa i është afruar.
Kiara: Nuk më rrihet me asnjë, u afrova direkt te ty, se di pse
Kristi: Po normal
/Gazeta Express