Dita nisi ndryshe sot për Luizin dhe Kiarën.
Si çdo ditë, edhe sot Luizi u ngrit i pari nga gjumi. Ai mblodhi disa lule nga ato që ishin vënë tek altari dhe me to bëri një buqetë, që më pas ia la Kiarës te komodina pranë krevatit, kur ajo po flinte gjumë.
Pas kësaj, Luizi dhe Armaldo komentuan dasmën në oborr, ku të dy kënduan disa këngë të Altin Shirës, i cili ishte i ftuari special mbrëmjen e kaluar, në martesën e çiftit Luiz-Kiara.
Luizi tha se i dinë të gjitha këngët e Altinin, pasi është rritur duke dëgjuar muzikën e tij.