Luiza Gegaj është tërhequr nga gara e “Dance Albania”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Luiza në këtë festival para jurisë dhe publikut.
Ajo tha se e ka të pamundur ta vazhdojë më tutje.
“Kur e shikoja këtë program nga jashtë, dukej si diçka argëtuese. Kur erdha këtu, kuptova se kërkon shumë impenjim. E kam të pamundur të jap më të mirën time. Për këtë koreografi kam bërë vetëm një ditë provë. Por nuk është maksimumi, unë dua të jap maksimumin”, tha ajo ndër tjerash.