Këngëtari shqiptar, Luiz Ejlli që nga hyrja në spektaklin e Big Brother VIP Albania është bërë ndër emrat më të përfolur.
Çdo diskutim i tij, debat me banorët, deklaratë apo batutë kthehet virale në rrjete sociale dhe e gjithë kjo duket se i vjen natyrshëm.
Por, ditëve të fundit Ejlli është ‘fiksuar’ pas këngëtarit tjetër të njohur, Butrint Imeri, i cili vite më parë ishte në një lidhje dashurie me moderatoren Kiara Tito.
Megjithatë ai gjithashtu ka shprehur ‘frikën’ se ish-partneri i saj Butrinti do të mund të hynte në shtëpinë e famshëm, gjë që sipas Luizit do ta dëmtonte rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.
Pasi bëri një diskutim me Kiarën, Maestron dhe Efin ku tha se hyrja e tij do ta nxjerrtë jashtë loje, ai këtë e ka folur sërish me Bjordin.Lexo po ashtu:
Kjo gjë u kundërshtua nga Bjordi, i cili tha se reagimi i Luizit në një situatë të tillë, do t’i jepte atij shumë pikë.
Artisti nga Kosova kishte lënë të dyshohet se një gjë e tillë mund të ndodhet në ditëlindjen e 27-të të Kiarës, megjithatë e gjithë vëmendja rreth kësaj situate u shfrytëzua nga ai për publikimin e këngës së re. /Telegrafi/