Luiz Ejlli gjatë verës ka qenë një nga artistët më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.
Këngëtari me origjinë nga Shkodra ka performuar nëpër qytete të ndryshme, përfshirë këtu edhe vendin e tij.
Ai edhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2 ka folur shumë për Shkodrën, traditat e po ashtu edhe për njerëzit.
38 vjeçari kësaj radhe ka publikuar një video nga një ndejë në Shkodër, kur edhe bën një falënderim për të gjithë përkrahjen e tyre.
“Zoti ju bekoftë secilin nga ju, dhe ju pafsha sa më lart nga i/e pari deri tek i/e fundit”, vazhdon Ejlli.