E shtuna ka nisur me shumë dinamika në Big Brother VIP Albania.
Në nisje të spektaklit u diskutua për lojën e litarëve gjatë javës, ku banorët kanë qenë të ndarë në dy grupe dhe janë detyruar të lëvizin me litarë.
Mirëpo banorët e tërhequr nga kjo sfidë kanë shkuar direkt në nominim – gjë që ka zemëruar banorin Luiz Ejlli, i cili ka shprehur indinjatën e tij lidhur me këtë vendim.
Ai u shpreh se e ka lexuar zarfin nëntë herë, por që në asnjë paragraf nuk është përmendur që banorët që hiqnin dorë nga sfida shkojnë në nominim.
“Jo, në zarf ka shkruar se grupi që qëndron më shumë ka imunitet, nuk është përmendur nominimi. Në dhomën e rrëfimeve unë e kam pyetur, çfarë ndodh nëse unë e heq litarin, më kanë thënë se ju jap avantazh grupit tjetër, por jo se shkojmë të gjithë në nominim. Nuk jam unë budalla të shkoj në nominim, nuk është e drejtë. Për çfarë e mbajtën të tjerët litarin pra? Nuk ka sens”, ka thënë Luizi i nervozuar.
Moderatorja e programit, Arbana Osmani, është menduar që ta qetësojë duke i thënë se është nënkuptuar që banorët që s’do ta fitonin sfidën e imunitetit, do të shkonin në televotim.