×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Luigj Imeri emërohet u.d. i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Bordi i përkohshëm i KEK-ut, ka emëruar Luigj Imerin u.d. të kryeshefit ekzekutiv.

    Vendimin për këtë në mënyrë unanime e kanë marrë anëtarët e Bordit të përkohshëm të KEK-ut.

    Kështu është e ditur në një komunikatë të lëshuar nga vet Bordi.

    Vendimin në Bord e kanë arsyetur me përgatitjen profesionale dhe eksperiencë që ka për këtë post Imeri.

    Komunikata e plotë:

    “Bordi i përkohshëm i KEK-ut, njofton se ne mbledhjen e jashtëzakonshme te mbajtur me datën 24.04.2020 me vendim unanim ka emëruar z. Luigj Imeri në pozitën e u.d. të kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës. Ky vendim është marrë bazuar në përgatitjen profesionale dhe eksperiencë e z. Imerit.

    z. Imeri ka studiuar në Universitetin Politeknik në Tiranë (1993-1999) dhe ka titullin; Inxhinier i diplomuar i Elektronikës duke vazhduar me studimet në Universitetin Amerikan të Kosovës (2006-2007) për Lidership dhe Menaxhim, nga ku merr edhe titullin: Magjistër i Shkencave për Shërbime të Menaxhimit. Ai gjithashtu ka ndjekur dhjetëra programe trajnuese dhe zhvillimore profesionale brenda dhe jashtë vendit, të gjitha të ndërlidhura me punën dhe operimet në KEK.

    Bordi i përkohshëm ka marrë parasysh edhe eksperiencën mbi 20 vjeçare në KEK të z. Imeri, i cili ka mbi 15 vite që ka ushtruar pozita menaxheriale në këtë kompani. Në vitin 2004 ai për herë të parë ishte caktuar në pozitën e Menaxherit të Departamentit të TC Kosova B, në kuadër të Divizionit të Gjenerimit, ndërsa nga Janari i vitit 2012 pas një performance të shkëlqyer ishte caktuar në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Divizionin e Termocentralit Kosova B, nga ku me 24.04.2020 është emëruar UD. Kryeshefit Ekzekutiv të KEK sh.a.

    Me respekt,

    Bordi i Përkohshëm

    KORPOPRATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.