×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Luftë tregtare SHBA-BE/ Meloni: Duhet shmangur, nuk përfiton askush

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi se një luftë tregtare mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të shmanget, pasi do të dëmtonte të dyja palët.

    “Unë mbetem e bindur se ne duhet të punojmë për të shmangur në të gjitha mënyrat e mundshme një luftë tregtarenga e cila nuk do të përfitonte askush, as Shtetet e Bashkuara dhe as Evropa”.

    Meloni shtoi, megjithatë, se pikëpamja e saj nuk përjashton, se nëse është e nevojshme, të merren masa për të mbrojtur prodhimet italiane.

    Reagimi i saj vjen në pritje të njoftimit të planit të Donald Trump për tarifat tregtare.

    Meloni tha se produktet ushqimore dhe bujqësore italiane eksportohen gjerësisht në Evropë dhe globalisht dhe Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë tregun e dytë më të gjerë, me eksporte deri në 17% në 2024.

    Ajo tha se vendosja e tarifave të reja, do të kishte pasoja të rënda për prodhuesit italiane, por do të ishte e padrehtë edhe për qytetarët amerikanë.

    “Unë mendoj se do të ishte gjithashtu e padrejtë për shumë amerikanë, sepse do të kufizonte mundësinë e blerjes së produkteve tona të shkëlqyera vetëm për ata që kanë mundësinë ekonomike të shpenzojnë më shumë.”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Dritan Abazoviq, ish-kryeministër i Malit të Zi dhe drejtues i Lëvizjes URA, ka folur pas protestës së organizuar nga Komuna e Ulqinit,...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Në protestat masive që po mbahen prej nëntorit të vitit të kaluar e këndej, kundër regjimit të Alleksandar Vuçiqit në Serbi, shihet...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Qindra njerëz protestuan në qytetet evropiane të shtunën kundër presidentit të ShBA-së, Donald Trump, dhe këshilltarit të tij Elon Musk, pas një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Parlamenti Europian ka miratuar raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt...
    Lajme05 Prill 2025
    Shtatorin e vitit të kaluar, policia pati gjetur një plantacion narkotikësh në fshatin Sferkë të Klinës. Në atë rast u pat konfiskuar...
    Lajme05 Prill 2025
    Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit. Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar, teksa drejtonte një automjet...
    Lajme05 Prill 2025
    Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu”...
    Lajme05 Prill 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit nga shembja e dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Lajmin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.