×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    “Luftë” sekretarësh në Ministrinë e Infrastukturës, Abdullahu nuk ia lëshon zyrën Bytyqit, ky i fundit e quan “uzurpator”

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Pak ditë para se ta lëshoj “kolltukun” e ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka shkarkuar sekretarin e këtij dikasteri qeveritar, Izedin Bytyqin dhe në vend të tij ka emëruar të hënën, Zymer Abdullahun.

    Por, një ditë pas këtij emërimi, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka anuluar vendimin e Abrashit për shkarkimin e sekretarit Bytyqi dhe njëkohësisht edhe emërimin e sekretarit të ri, Abdullahut.

    Vendimi i Ministrisë së Brendshme e rikthen në pozitën e tij, Izedin Bytyqin, por, sipas burimeve të portalit “Front Online” sekretari i përzgjedhur nga ministri Abrashi ka refezuar t’ia lëshoj zyrën Bytyqit.

    Madje ky i fundit ka dërguar një e-mail, të cilin e posedon Front Online, ku kërkon anulimin e gjitha vendimeve dhe akteve të nënshkruara nga Abdullahu, të cilin madje e quan uzurpator.

    “Pas vendimit të ministrit të Punëve të Brendshme, njëkoëhsisht kryesues i Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë, me numër 0045 të datës 02.03.2021, me të cilin bënë anulimin e detyrueshëm të Aktit Administrativ të Paligjshëm për lirimin tim nga detyra, ju njoftoj se anulohen të gjitha aktet dhe vendimet dhe cfaredo veprimi tjetër të nxjerra nga uzurpatori i paligjshëm i Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm. Obligohet Departamenti Ligjor që me prioritet të përgatit aktin për anulim të cilin do ta nënshkruaj unë”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Bytyqi.

    Përndryshe, sekretari i përzgjedhur nga ministri Arban Abrashi, Zymer Abdullahu, ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë me ish-sekretarin Betim Reçica ndaj të cilit Prokuroria ka ngritur aktakuzë për keqpërdorime. /Front Online/

    Dje u shkarkua, sot Izedin Bytyqi u rikthye prapë në pozitën e sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.