Rusia po tenton që ushtarakisht ta pushtoj Ukrainën. Në ditën e parë të luftës pati shumë viktima.
Në shumë vende të botës pati protesta, ku u solidarizuan me Ukrainën.
Edhe në Rusi poashtu pati protesta të mëdha.
Në lidhje me luftën, ka ardhur njê reagim edhe nga e dashura e reperit kosovar, rusja, Ariana Lirey.
Përmes një instastory ajo ka shkruar “Jo luftë” duke vendosur “emojin” e lutjes dhe dy flamujt, Ukrainës dhe Rusisë.
Shumica e liderëve në botë kanë kërkuar nga Rusia që të ndal sulmet në Ukrainë. Përkundër presioneve ndërkombëtare por edhe nga qytetarët e tij, Vladimir Putin nuk e ka ndërmend të heq dorë nga lufta./Front Online/