×
  • Lajme
  • Lajme

    Lufta në Kosovë: 29 meshkuj kanë fituar statusin e viktimës seksuale

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës e kanë fituar gjithsej 867 persona, prej tyre 838 janë femra dhe 29 meshkuj.

    Në Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale kanë aplikuar gjithsej 1329 veta.

    Në Kosovë, sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, 20 mijë gra e vajza janë dhunuar nga forcat serbe gjatë luftës 1999.
    Numri i aplikuesve për njohjen e statusit, sipas organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e këtyre viktimave, është tejet i vogël në krahasim me numrin e viktimave të raportuara.

    Pengesa kryesore për njohjen e këtij statusi llogaritet edhe stigma dhe turpi.

    Nga Komisioni Qeveritar bëjnë të ditur se deri më sot kanë aplikuar 1329 persona për të fituar statusin “Viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

    “Statusin e viktimës së dhunës seksuale e kanë fituar gjithsej 867 persona, nga ta 838 femra dhe 29 meshkuj”, ka thënë anëtari i Sekretarisë së Komisionit, Labinot Bala, për “Zërin”.

    Numri i aplikuesve deri më tani, sipas tij, është gjithsej 1329 veta. Ndërsa ai thotë se 261 kërkesa janë refuzuar dhe prej tyre 222 femra dhe 39 aplikacione të meshkujve.

    “Në proces janë 68 raste”, thotë ai.

    Bala ka thënë se gjatë këtij viti numri i aplikuesve ka rënë ndjeshëm. Ai thekson se gjatë kohës së pandemisë Komisioni ka punuar, por me pengesa.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur 5 ditë më parë në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi shkollën e sapo rikonstruktuar “Babë Dudë Karburanara” në Berat për të uruar nxënësit në fillim të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ndërkombëtarët po rezervohen për t’i shpalosur rezultatet e hetimeve për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehu r se marrëveshjet ndërkombëtare kurrë s’kanë qenë problem,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka qeverisur me populizëm dhe jo me demokraci. Në...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova sonte luan si mysafire e Qipros në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve për sezonin e ri. Në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të Kuvendit të...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se angazhimi i tyre në këtë sesion vjeshtor të Kuvendit të Kosovës,...
    Vip09 Shtator 2024
    Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.