×
  • Opinione
  • Opinione

    Lufta e Ukrainës është lufta e Evropës. Pse partneriteti i Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ka rëndësi 3 vite më vonë

    Nick Abbott
    25 Shkurt 2025

    Nga Nick Abbott

    Si ambasador i Britanisë së Bashkuar në Shqipëri shoh çdo ditë sesi partneriteti ynë forcohet përballë sfidave të përbashkëta. Tri vite më parë, pushtimi brutal i Putinit në Ukrainë ndryshoi rrënjësisht peizazhin e sigurisë në Evropë, duke shënuar sulmin më të madh ushtarak në kontinentin tonë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndonëse Putini priste një fitore të shpejtë, ai dështoi të pushtonte plotësisht qoftë edhe një provincë të vetme ukrainase dhe nuk ka arritur të marrë ende asnjë rajon të ri.

    Mbështetja e palëkundur e Shqipërisë për Ukrainën pasqyron qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar, jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime të qarta. Si një nga dhjetë kontribuuesit më të mëdhenj në botë për Ukrainën, në raport me popullsinë e saj, Shqipëria ka ofruar mbështetje thelbësore ushtarake, përfshirë municione, armë dhe automjete. Trupat ukrainase janë stërvitur në Shqipëri dhe javën e kaluar, në kuadër të Operacionit INTERFLEX, ekspertët e ushtrisë shqiptare u bashkuan me ekspertët britanikë në Mbretërinë e Bashkuar për të stërvitur bashkërisht forca ukrainase. Kjo gjeti mbështetjen e nivelit të lartë diplomatik, ku Shqipëria shërben si bashkëfirmëtare e marrëveshjes për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

    Rezistenca e Ukrainës ka qenë e jashtëzakonshme, duke u shkaktuar dëme në rreth një të katërtën e anijeve kryesore të flotës ruse në Detin e Zi, duke i shtyrë forcat e tyre detare mbi 300 km larg Sevastopolit. Këto nuk janë thjesht fitore ushtarake. Ato i kanë mundësuar Ukrainës të rifillojë eksportet thelbësore detare, ku 80% e eksporteve të saj bujqësore tani lëvizin përmes porteve të Detit të Zi. Ndërkohë, ekonomia ruse po përballet me sanksione, ku Putini është detyruar të kërkojë mbështetje ushtarake nga Koreja e Veriut dhe Irani. Partneriteti ynë është forcuar edhe më tej gjatë këtij viti të frytshëm.

    Pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë, Shqipëria nënshkroi një Marrëveshje kyç Dypalëshe mbi Sigurinë me Ukrainës dhe në korrik 2024, iu bashkua Thirrjes për Veprim të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar kundër “Flotës Hije2” të Rusisë, për të ndihmuar në kufizimin e mundësive të Putinit për financimin e luftës së tij të paligjshme. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të luajë një rol udhëheqës në përshpejtimin e punës për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Kryeministri britanik ka bërë të qartë se ne duhet të jemi gati të dërgojmë forcat ushtarake britanike, nëse nevojiten që të ndihmojmë në garantimin e sigurisë së Ukrainës. Ndonëse kjo nuk është një detyrë me pak përgjegjësi, ajo pasqyron kuptimin tonë themelor se ndihma për të garantuar sigurinë e Ukrainës është ndihma për të garantuar sigurinë e kontinentit tonë dhe në fund të fundit të vendit tonë.

    Ndërsa shënojmë këtë përvjetor të zymtë, si Britania ashtu edhe Shqipëria pranojnë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, por ka të bëjë me parandalimin që shkelja e ligjit ndërkombëtar nga Putini të mos kthehet në një normë. Së bashku, ne e kuptojmë se siguria e Ukrainës është e lidhur pazgjidhshmërisht me sigurinë evropiane dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

    Nga Rubrika
    Opinione11 Prill 2025
    Nga: Ditmir Bushati Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht Zëvendëspresidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas,...
    Opinione10 Prill 2025
    Burimi: The Guardian, Gordon Brown. Nëse duam të parandalojmë një recesion të panevojshëm global, na ka mbetur vetëm një dritare e ngushtë...
    Opinione09 Prill 2025
    Shkruan: Adri Nurellari Në një moment kur Kosovës i nevojitet maturi, bashkëpunim institucional dhe forcim i konsensusit demokratik, kryeministri Albin Kurti ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Kryeministri Edi Rama dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, u shpreh se gratë dhe vajzat kanë qenë mbështetëse të palëkundura për vendimin,...
    Lajme11 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet lokalisht të ketë reshje...
    Lajme11 Prill 2025
    Presidentja Osmani po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë. Në fjalimin e saj, presidentja foli për aleancën...
    Bota/Rajoni11 Prill 2025
    Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me sekuestrimin e disa pasurive të tij. “Kushtetuesja” ka shfuqizuar vendimet...
    Lajme11 Prill 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka kërkuar reflektim të thellë dhe përgjegjësi nga strukturat...
    Lajme11 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.