Tifozët e dy klubeve më të mëdha holandeze, Ajax dhe Feyenoord, kanë shkaktuar një incident në Amsterdam dhe Rotterdam në mëngjesin e sotëm.
Në një video të publikuar në internet shihet një turmë e tifozëve të Feyenoordit që përleshen me njësitet e policisë, shkruan FrontOnline.
Disa prej tifozëve shihen duke ndezur fishekzjarre për t’i gjuajtur policinë derisa disa shihen edhe duke shkatërruar automjetet policore.
Feyenoord vs. Police this morning 🇳🇱 pic.twitter.com/B12SZK8lDO
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) May 8, 2021
Ky incident i paraprinë përleshjes mes tifozërive të Ajaxit dhe Feyenordit në mbrëmjen e së premtes.
Nuk kishte asnjë të lënduar nga këto përleshje që ndodhën para ndeshjes të së dielës mes Ajaxit dhe Feyenoordit.
Ndryshe, shkaku i masave anti-COVID, tifozët nuk do të lejohen ta shikojnë nga brenda këtë ndeshje./FrontOnline/