×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lufta Armeni-Azerbajxhan: Ka armëpushim, nuk ka armëpushim

    FrontOnline
    26 Tetor 2020

    Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e një armëpushimi të ri humanitar. Armëpushimi hyri në fuqi më 26 tetor.

    Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se armëpushimi u shkel dy herë nga bombardimet e forcave azerbajxhanase.

    Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, tha se pala armene “vazhdon të respektojë rreptësisht regjimin e armëpushimit”.

    Por, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat e saj gjithashtu po respektonin armëpushimin duke shtuar se forcat armene e “kishin shkelur atë”.

    Akuzat e ndërsjella vijnë pas një deklarate të përbashkët nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe dy qeverive, më 25 tetor, ku u tha se të dyja palët janë angazhuar për armëpushimin.

    Kjo është përpjekja e tretë për të vendosur një armëpushim, pas katër javësh luftimesh.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit, në Uashington, dy ditë më parë, për t’i nxitur ata në drejtim të paqes.

    Më 25 tetor, presidenti amerikan, Donald Trump, përshëndeti angazhimin e palëve për armëpushimin.

    “Urime kryeministrit armen, Nikoll Pashinyan dhe presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev, të cilët sapo ranë dakord t’i përmbahen armëpushimit. Shumë jetë do të shpëtohen”, tha Trump në Twitter, duke lavdëruar Pompeon dhe ekipin e tij për “arritjen e marrëveshjes”.

    Luftimet e fundit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut – që nisën më 27 shtator – kanë lënë të vrarë të paktën 1000 ushtarë dhe civilë dhe këto luftime po konsiderohen si më të ashprat që prej armëpushimit të vitit 1994, që i dha fund luftës ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për statusin e rajonit të Nagorno Karabakut.

    Nagorno Karabaku ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por ky rajon kontrollohet nga armenët etnikë – që kanë mbështetjen e Jerevanit – që prej vitit 1994.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.