Brenda pak muajsh, Lucid do t’u ofrojë klientëve një version të ri të sedanit të tij elektrik Air, Lucid Air Grand Touring Performance, i cili do të kushtojë 179,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara.
Bëhet fjalë për një version që do të vendoset në rangun mbi modelin Air Grand Touring, me 1050 kf dhe një autonomi prej 715 km (në versionin me rrota 21 inç).
Kjo është e mjaftueshme për të përshpejtuar sedanin luksoz nga 0 në 60 milje në orë (96 km/h) në 2.6 sekonda. Gjithashtu, bateritë në karikuesin e shpejtë 350 kW mund të karikohen në 21 minuta (483 km) në 21 minuta.
Air Grand Touring Performance do të shfaqet për herë të parë në tregun amerikan në qershor dhe do të jetë i disponueshëm për klientët në Kanada nga gushti./FrontOnline/