Moderatorja e njohur, Luana Vjollca përmes projektit “Thuaje” po ndan me publikun jetën dhe historitë e saj personale.
Bullizmi, traumat, luftën e të qenurit vajzë, familjen dhe vlerësimi ndaj vetes, janë disa nga pjesët që Luana po i ndan me publikun.
Në një video të cilën para disa kohësh ajo e ka shpërndarë në Youtube moderatorja thoshte se javë pas jave do të publikohen pesë projektet muzikore të cilat do flasin për jetën e saj personale.
Ndërsa sipas një postimi që e ka bërë së fundmi, Luana në Instagram ka zbuluar se sot do e publikojë edhe pjesën e dytë.
“Edhe pak…. Po bëjmë maximumin ta publikojmë sa më parë…”, ishte mbishkrimi i Luanës.
Ndryshe kujtojmë që moderatorja para disa ditësh mori vëmendjen e publikut me fshirjen e të gjitha postimeve në llogarinë e saj në Instagram.