Luana Vjollca ka muaj që po i mungon publikut.
Moderatorja e dashur shqiptare fiks pas 15 vitesh bashkëpunim me Top Channelin e ka ndërprerë kontratën me ta para disa muajve, pa dhënë ndonjë arsye, shkruan lajmi.net.
Thuajse çdo ditë në chatin e saj ajo pranon mesazhe se kur do të rikthehet me programin e saj “Shiko kush Luan”.
Por së fundmi ajo i ka dhënë fund kureshtjes së fansave dhe ka zbuluar datën e rikthimit në një pyetësor që hapi në instagram.
““Zemrat e mia, gjithëëë ju që kërkoni “Shiko Kush Luan”, me 1 janar”- ka shkruar ajo.
Për televizionin ku do të transmetohet, mbetet ende të presim e të shohim ç’do të ndodh.
Kujtojmë se në eventin e mbrëmshëm për 20 vjetorin e Top Channel, Luana nuk u ka e pranishme duke lënë të kuptohet se ende ka hatërmbetje mes saj dhe familjes Hoxha.
Ndryshe, Luana ka treguar se është bërë imazh i brandit të mirënjohur botëror “Collini Milano 1937” në Itali. Kjo markë ndërkombëtare mund të quhet ndryshe shtëpia “fashion” e luksit në Itali dhe këtë herë kanë bashkuar forcat me showgirl-in shqiptar Luana Vjollca.