Moderatorja dhe njëherësh këngëtarja Luana Vjollca, mbetet njëri nga emrat më të komentuar në industrinë shoubizit shqiptar.
Ajo kishte habitur të gjithë fansat kur para disa javësh kishte fshirë të gjitha postimet e saj nga rrjeti social “Instagram”.
Por, së fundmi moderatorja e famshme ka ngritur edhe më shumë pikëpyetje tek ndjekësit e saj kur në “Instagram” postoi një foto ku shihet duke qarë.
Ajo nuk ka dhënë ndonjë sqarim apo arsye pse e ka bërë këtë, duke lënë të gjithë fansat e habitur me veprimin e saj.
Kujtojmë se moderatorja dhe këngëtarja ka publikuar edhe projektin e saj më të ri “Thuaje”, ku flet për bullizmin.