×
  • Vip
  • Vip

    Luana Vjollca flet për raportin me Bora Zemanin

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Të gjithë e mbajmë mend miqësinë e Luana Vjollcës dhe Bora Zemanit disa vite më parë. Vajzat shiheshin shpesh në publik bashkë dhe ruanin një marrëdhënie mjaft të mirë mes tyre.

    Ato u njohën në kohën kur ishin velina në programin “Fiks Fare” ku Bora zëvendësoi Luanën. Madje edhe në intervista të ndryshme televizive vajzat janë pyetur shpesh për raportin e tyre duke ndarë fjalët më të mira për njëra tjetrën.

    Disa vite më parë, Bora në një intervistë për moderatoren Dojna Mema shprehej se tipari që pëlqente më shumë te Luana ishte se ajo ishte mjaft e sinqertë me rrethin e ngushtë të miqve që mban pranë vetes.

    Ndërsa fliste për raportin mes tyre, Bora tha se edhe pse nuk takohen shpesh çdo herë e fillojnë bisedën aty ku e kanë lënë.

    Por sot vajzat duket se nuk kanë më asnjë raport mes tyre. Në emisionin e fundit nën autorësinë e saj ”Zemër Luana”, Luana Vjollca e tha publikisht se nuk ka asnjë vajzë që ajo e konsideron shoqe, e këtu duket se nuk përjashtohet më as Bora Zemani.

    “Po unë pse nuk jam te festa e gocave. As shoqe nuk kam në jetën reale, as këtu nuk më keni vënë”, tha Luana Vjollca teksa vajzat e ftuara zhvillonin një sfidë për tiparet e partnerëve të tyre.

    Marrëdhënia mes dy moderatoreve u kthye në vëmendje edhe pak ditë më parë, kur Donaldi thumboi publikisht Luanën në lidhje me deklaratat e saj publike për klikimet e emisionit të saj. Kjo e fundit u përgjigj duke thënë “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

    Në mes të diskutimit u fut edhe Beatrix Ramosaj e cila i kërkoi Luanën t’i mësojë ata se si bëhet një emision i tillë.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Vip12 Shtator 2024
    Modelja e njohur, Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale. Së fundmi, me përmes disa fotografie edhe njëherë ka dëshmuar se...
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.