Tema e bullizmit është ajo që i ka bashkuar dy femrat që kanë mjaft ndikim në botën e shië bizit e po ashtu edhe të ndjekësit e tyre.
Këngëtaret Luana Vjollca dhe Betarix Ramosaj sonte do të bashkojnë forcat e tyre dhe në një video Live në Instagram do të flasin pikërisht për temën e bullizimit, temë nga e cila kanë qenë të prekura personalisht ato.
Pas daljes nga BBV, Beatrix Ramosaj shte ajo e cila përmes një videoje në Instagram foli për bullizmin që ajo përjetoi pas daljes nga shtëpia e famshme.
Ndërsa së fundmi moderatorja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca ka publikuar episode në ‘Youtube’, ku ka folur mbi bullizmin duke ndarë kështu përvoja nga jeta e saj perosnale.
Njoftimin për videon Live e ka bërë Luana, e me pas edhe Beatrixi e cila e ka ri-postuar njoftimin.