Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është bërë me shtëpi në Kosovë.
Ajo është bërë pronare e një shtëpie në fshatin Makresh.
Lajmin e zbuloi vetë Luana, përmes një postimi në ‘Instagram’ ku u shpreh tejet e entuziazmuar për shtëpinë e re.
Luana shtëpinë e saj e zgjodhi në një zonë malore.
“U bëra me shtëpi në Kosovën time. Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga smogu i qytetit!”, shkroi ajo.