Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, prej disa kohësh që ka qëndruar në heshtje sa i përket të ardhmes së saj në televizion.
Ajo që pas largimit nga nuk është parë me sezonin e ri të emisionit të saj, “Shiko kush luan”.
Ajo ka lënë në pikëpyetje fansat se ku do të mund ta shohin në një të ardhme të afërt, por duket se ka ardhur koha.
Luana ka shqyrtuar ofertat nga televizionet e ndryshme dhe tashmë është në prag të një marrëveshje të re. Portali Syri Net ka publikuar një video të saj nga takimi me pronarin e televizionit ABC në Tiranë.
Sipas burimeve të të njëjtit medium, televizioni në fjalë i ka ofruar pagë mujore mbi 15 mijë euro për të qenë pjesë e tyre dhe kjo e ka bindur Luanen.
Luana nuk ka dhënë detaje konkrete mbi këtë temë, megjithatë u ka premtuar fansave se shumë shpejt do të kthehet në televizion, por pa shume detaje.
Moderatorja tashmë do të rikthehet në televizion në një format komplet tjetër dhe do të jetë shumë interesante se si do të përshtatet në formatin e ri.