Deputetët e Kuvendit të Kosovës dje kanë zgjedhur më 71 vota pro Vjosa Osmanin presidente të vendit.
Vjosa Osmani është presidentja e gjashtë e zgjedhur në Kosovë, shkruan FrontOnline.
Ndërsa, është presidentja e dytë femër në Kosovë.
Osmanin për detyrën e re e ka uruar edhe boksieri legjendar shqiptar, Luan Krasniqi.
https://www.facebook.com/luan.krasniqi1971/posts/302519921229302?__cft__[0]=AZWdqZjB-usSZD2Whh_uRbib7GxTqY8PIl4NNGlJMqYVOLplbiySck0Lyj9BSVN8eXca2b1b5eJApShWAttqsCP9GlfJ4HbJCIm_rfHe1a2Dr19mpWPsDXHoyu5xTUSEEcd373j2X3_wvvbNNFEIMLvi&__tn__=%2CO%2CP-R
Krasniqi në rrjetin social “Facebook” mes tjerash për Osmanin ka shkruar: “Ju jeni fryma dhe trashëgimi i të madhit Ibrahim Rugova”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“Urime Kosovë!
Urime Presidente Dr. Vjosa Osmani-Sadriu!
Ju jeni fryma dhe trashigimi i të madhit Ibrahim Rugova, ju jeni frymzim i atdhedashurisë, sinonim i rrugës së mirëfilltë që Kosovën dhe qytetarët e saj i shpie drejt lirisë së përhershme, drejtë paqes së përhershme, drejtë demokracisë e sovranitetit të gjithmbarshëm, në familjen e madhe Evropiane dhe atë Verioantlantike.
Shëndet dhe suksese!“./FrontOnline/